Veseli: Kushtetuta ka arritur qëllimin e vet me sukses

Veseli: Kushtetuta ka arritur qëllimin e vet me sukses

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në rrjetin social ka uruar Kushtetutën e Kosovës në 10 vjetorin e saj. Vesel

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në rrjetin social ka uruar Kushtetutën e Kosovës në 10 vjetorin e saj.

Veseli ka thënë se akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike.

Postimi i Veselit:

Në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses. Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmbanë standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut. Akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike. Kemi ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj. Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

COMMENTS