Veseli komenton debatet e fundit Kosovë – Shqipëri, kërkon…

Stefanoviq: E arrestojmë Haradinajn nëse vjen në Preshevë
Mehmet Kraja: Kosova ka nevojë për më shumë idealizëm (Video)

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar debatet e fundit për përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe për polemikat e shumta të shkaktuara pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.

Veseli ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve e jo për debate pa temë, siç ka vlerësuar ai.

‘Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flasë dhe të përçojë zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm’, ka shkruar Veseli në Facebook.

veseli-komenton-debatet-e-fundit-kosove-shqiperi-kerkon-postimi-i-veselit

COMMENTS