Veseli inicion seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Veseli inicion seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Arrestohen dy të mitur në Gjilan, vodhën pajisje muzikore
Të dënuarit që nuk i vuajtën dënimet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të adresuar problemin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar përmes një statusi në ‘Facebook’ se seanca e Kuvendit për adresimin e këtij problemi do të mbahet shumë shpejt.

‘I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet’, ka shkruar ai.

Në këtë seancë pritet të diskutohet nga deputetët dhe të iniciohet marrja e masave konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit në regjionin e Prishtinës por edhe në tërë Kosovën.

COMMENTS