Veseli i bindur se drama e demarkacionit përfundon sot

Veseli i bindur se drama e demarkacionit përfundon sot

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe me ambasadorët e shteteve të BE-së në

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe me ambasadorët e shteteve të BE-së në Kosovë, theksoi se ka ardhur momenti që të përfundohet drama, duke u votuar demarkacioni në orën 11.00.

Veseli i siguroi partnerët evropianë që institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE.

‘Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt ky mund i joni të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi’, tha ai.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.

‘Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE’, tha ajo.

Apostolova tha se kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e Asamblesë për javën dhe muajin tjetër në kohën kur do të publikohet raporti për Kosovën.

COMMENTS