Veseli: Eshtrat e Shotë Galicës të sillen pranë varrit të Azem Bejtës

Veseli: Eshtrat e Shotë Galicës të sillen pranë varrit të Azem Bejtës

Gjykatat s’merren me shkelësit e ligjit anti-duhan
Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë, sot, në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të Azem Bejtës, manifestim i organizuar nën përkujdesjen e tij, në fshatin e lindjes së heroit kombëtar, Azem Bejta, në Galicë të Vushtrrisë.

Në fjalën e rastit, kryekuvendari Veseli foli për rrethanat historike të asaj kohe, të rënda dhe me shumë sakrifica.

‘Po bëhen gati 100 vite kur ne ende po i bashkojmë plagët tona. Serbia i vrau ata, por jo edhe idealin e tyre i, cili u bart në breza deri në arritjen e lirisë’, tha Veseli.

Veseli vuri në pah se Azem Bejta dhe Hasan Prishtina hapën shtigjet nëpër të cilat ecën të gjitha gjeneratat e rezistencës së mëpastajshme: Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij, Adem Demaçi dhe lëvizja ilegale, Lëvizjet studentore, aktivistët e rezistencës paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kryeparlamentari bëri apel publik që së shpejti duhet të bëhet e mundur që pranë varrit të Azem Bejtës të sillen edhe eshtrat e Shotë Galicës që aktualisht ndodhen në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të heroit Azem Bejta morën pjesë edhe përfaqësues të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, qeveritarë, si dhe përfaqësues të komunave Vushtrri dhe Skënderaj.

Në fund të ceremonisë, drejtori i mjekësisë ligjore ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli dy artefakte që janë gjetur gjatë rivarrimit të eshtrave të familjarëve të Azem Bejtës.

Veseli tha se dy artefaktet e gjetura, çelësi dhe brisku, do të pastrohen nga institute të specializuara ndërsa pastaj do të qëndrojnë në kullën e Azem Bejtës.

Kadri Veseli  Eshtrat e Shotë Galicës të sillen pranë varrit të Azem Bejtës Ballina

Kadri Veseli Eshtrat...

COMMENTS