Veseli: Duhet t’ua garantojmë sigurinë brezave të rinj

Vetura shkel 3 gra në mes të sheshit në Prishtinë (Foto)
Labinot Tahiri për Albin Kurtin: Nuk po i ka hije Kuvendit pa qenë edhe ti

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.

Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se liderët kosovarë kanë përgjegjësi që t’ua garantojnë sigurinë brezave të rinj.

‘Ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë shtetin tonë dhe fëmijët tanë. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, duhet rikujtuar edhe një herë përgjegjësinë që kemi si liderë t’ua garantojmë sigurinë brezave të rinj, që kurrë më të mos përsëritet e kaluara dhe të jetojmë në paqe, të gjithë fëmijët në këtë nënqiell’, ka shkruar Veseli në Facebook.

COMMENTS