Veseli: Do të hiqen barrierat burokratike për investime të huaja

31 qese me marihuanë kapen afër kompleksit të shkollave në Prizren
Arrestohet në Maqedoni Blerim Uka, fotoreporteri i ‘Indeksonline’

‘Kuvendi i Kosovës do të krijojë bazë sa më të përshtatshme ligjore për të hequr barrierat burokratike dhe për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike’.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një takimi që zhvilloi me drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore.

Veseli dhe përfaqësuesit e BB-së, kanë diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, përparimet që janë shënuar në këtë fushë, sidomos në fushën e legjislacionit, por edhe për hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar më tej situatën ekzistuese.

Duke theksuar nevojën e një klime sa më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë dhe për tërheqje të investitorëve të huaj, kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar se legjislacioni duhet të jetë stimulues për biznesin, duke nxitur prodhimin dhe forcuar eksportin.

Pikë e veçantë e diskutimit ka qenë edhe fillimi i ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, rehabilitimi i termocentralit ‘Kosova B’, si dhe gjetja e formave tjera alternative për prodhimin e energjisë në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke i siguruar drejtorët ekzekutivë se institucionet e Kosovës do t’i përmbushin të gjitha obligimet që ky projekt të jetësohet në afatin sa më të shpejtë.

Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore, nga ana e tyre, shprehën falënderimin për pritjen nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shprehën vlerësimet e tyre për arritjet që ka pasur Kosova që nga paslufta.

COMMENTS