Veseli: Demarkacioni duhet të kryhet, takimi me Trumpin bekim për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës. Veseli, ka thë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Veseli, ka thënë se është në interesin e shtetit që të ratifikohet demarkacioni derisa takimin me presidentin amerikan Donald Trump e ka quajtur si bekim për Kosovën.

Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për aleatë dhe këtë mund ta arrijë duke votuar demarkacionin në Kuvend.

‘Demarkacioni duhet te kalojë sa më shpejt. Është në interesi tonë. Të bëjmë vëmendje interesit strategjik nacional dhe kemi nevojë për aleatë’, ka thënë Veseli.

‘Takimi me Trumpin është takim që i shërben Kosovës. Kam qenë shumë i gëzuar e krenar, si lider i vetëm në Ballkan. Ky ka qenë bekim për Kosovën’, ka shtuar ai.

Veseli ka konfirmuar se të enjten e javës së ardhshme do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nuk ka paralajmëruar se në rend të dite do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

COMMENTS