Veseli: Demarkacioni do të jetë para deputetëve në Kuvend këtë muaj

Veseli: Demarkacioni do të jetë para deputetëve në Kuvend këtë muaj

Turqia përfundon fushatën ushtarake në Siri
Kjo është vajza e Astrit Deharit (Foto)

SHBA-ja mbetet aleati më i veçantë i Kosovës në rrugëtimet veri-atlantike. Kështu ka thënë në rtk, kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur për vizitën në Kosovë të senatorit amerikan John McCain.

Veseli ka thënë se McCain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, dhe se nuk ka arsye askush të mendoj dhe të dyshoj se Kosova gjatë këtij viti nuk do ta ketë ushtrinë e vet. “Nuk ka shtet sovran pa ushtri, dhe kjo duhet të ndodhë”, tha Veseli.

Vizita e bërë nga ana e senatorit amerikan, është një konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën, ka vlerësuar Veseli.

“Ardhja e një senatori që ishte një ish kaniddat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikbërjën amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka thënë Veseli, duke e vlerësuar vizitën e senatorit McCain.

Veseli tha se këtë muaj është i sigurt që Ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend.

“Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se interesi i qytetarëve është që të forcohet sovraniteti i vendit dhe të lëvizin të lirë.

COMMENTS