Veseli: Bashkëpunimi rajonal është i pashmangshëm

Tri vetura të djegura në oborrin e një qytetari shqiptar në Mitrovicë Veriore (Foto)
Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për deputet nga Gjilani

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm, ngase sipas tij, vendet e kësaj pjese të Evropës kanë synime dhe sfida të njëjta, zhvillimin ekonomik dhe integrimi euro-atlantik.

Veseli këto komente i bëri në punimet e asambleve parlamentare në Sesionin e Tretë Plenar të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po i zhvillon punimet në Sofje të Bullgarisë.

Tema e debatit të këtij sesioni është ’20 Vjet SEECP: Regjioni-realitetet e reja dhe shkëmbimi i perspektivave’.

Kryekuvendari Veseli në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional, sfidat aktuale në rajon dhe më gjerë. Ai më këtë rast vuri në dukje se bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm, ngase vendet e kësaj pjese të Evropës kanë synime dhe sfida të njëjta, zhvillimin ekonomik dhe integrimi euro-atlantik.

‘Republika e Kosovës është anëtari më i ri organizatës që mbledh kuvendet e shteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës jug-lindore dhe do të kontribuojë në realizimin e objektivave në njërën anë, ndërsa në anën tjetër do kontribuojë për stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunimit me interesa reciproke’, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

COMMENTS