Vesa Luma, zbulon personazhet që janë pjesë e dokumentarit për Ibrahim Rugovën

Agnesa me tjetër imazh shkëlqyes nga Filipinet (Foto)
E urreni në serial, por jo në jetën e saj reale (Foto)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma do të jetë pjesë e një filmi-dokumentar dedikuar ish-presidentit Ibrahim Rugova, si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë.

Ky dokumentar po realizohet nga bashkëpunëtori më i afërt i Rugovës, Adnan Merovci, përcjellë zico.tv

Në këtë dokumentar do të flasin njerëzit që e kanë njohur nga afër njeriun, i cili bëri përpjekjet më të mëdha për të pasur një Kosovë të lirë.

E kontaktuar nga Blitz.al, Vesa ka rrëfyer se ndihet shumë e emocionuar që do të marrë pjesë në këtë projekt.

‘Dokumentari ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e Presidentit Rugova. Dhe meqenëse familja ime dhe ajo e presidentit kanë qenë të afërta, sepse babai ka qenë në funksion politik, organizatorët e dokumentarit më ftuan të ndaj dhe shpalos për të parën herë foto e detaje të pathëna deri tani. E pranova ftesën meqë po bëhet fjalë për një film dokumentar serioz dhe, pse jo, është një nder për mua, duke qenë se mbari edhe emrin që ma ka vënë presidenti. Filmi dokumentar ka vite që po punohet dhe pritet të transmetohet brenda këtij viti’, është shprehur këngëtarja e njohur.

Vesa ka zbuluar se pjesë e këtij dokumentari do të jenë shumë personalitete të njohura të artit dhe televizionit.

‘Do të ketë personazhe të njohura, që kanë pasur afërsi me Rugovën, si Blendi Fevziu, Ismail Kadare etj., janë disa personalitete që mund t’jua them’, ka përfunduar këngëtarja.

Me siguri kjo do të jetë një eksperiencë e cila do të mbetet gjatë në memorien e Vesës dhe gjithë personazheve që do të flasin për një nga figurat më të rëndësishme të politikës dhe historisë shqiptare.

COMMENTS