Vendos KQZ: Rinumërohen edhe 280 kuti të votimeve

Vendos KQZ: Rinumërohen edhe 280 kuti të votimeve

Policia parandalon sulmin e dytë terrorist në Barcelonë
Hasani: Veriu s’është Krimeja, por Serbia llogaritë në trazira pas Gjykatës Speciale

Edhe 280 kuti tjera të votimit do të rinumërohen. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Qendrës së Votimit të Rezultateve disa prej këtyre kutive të votimit do të futen në rinumërim të pjesshëm.

Ky vendim i KQZ-se vjen pas rekomandimit te QNR-se se këto kuti nuk kane mundur te procedohen tutje.

Pas këtij vendimi numri i përgjithshëm i kutive te votimit qe i nënshtrohen rinumërimit deri me tani është 425. Me herët janë rinumëruar 145 kuti te votimit.

Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sqaruar se të gjithë rezultatet që po publikohen nëpër media rreth deputetëve, nuk janë informacione që kanë dalur nga KQZ’ja.

Për publikimin e rezultateve nga ky komision, ajo ka thënë se ka procese që duhet të kalohen deri në certifikimin e tyre. Ajo ka thënë se sapo të përfundohen proceset, do të shpallen rezultatet zyrtare, shkruan gazetametro.net.

‘KQZ akoma nuk ka shpallur rezultatet, as nuk jemi në proces te certifikimit. Pasi kjo do të vije pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht, votave prej listave të personave me nevoja të veçanta’, ka thënë Daka. Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor.

COMMENTS