Vendimi i fundit për finalen e Ligës së Kampionëve (Video)

Vendimi i fundit për finalen e Ligës së Kampionëve (Video)

Chapecoense me logo të re (Foto)
De Biasi jep dorëheqje, nuk është më trajner i kombëtares kuqezi

Stadiumin “Millennium”, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, do të mbulohet krejtësisht.

Federata e Futbollit të Uellsit ka njoftuar se për arsye sigurie, stadiumi në të cilin do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit e Real Madridit, do të mbulohet krejtësisht.

Ky është vendimi është marrë pas asaj që ndodhi të hënën në Mançester, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë.

Kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në një stadium me çati të mbyllur.

Po ashtu për këtë finale janë aranzhuar 15 mijë pjesëtarë të sigurimit, për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe vijueshmërinë e ndeshjes.

Madje është raportuar se janë ndaluar edhe “Fan Zon”, për t’i evituar sulmet e mundshme.

Finalja mes Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet me 3 qershor të shtunën, nga ora 20:45./E/

COMMENTS