Vendi ku benzina kushton 1 Euro

Policia jep detaje për sulmin me bombë ndaj pjesëtarëve të FSK-së
Posta e Kosovës në pamundësi për t’i mbuluar pagat, MZHE-ja refuzon ta financojë

Shumë prej jush mund t’i njohin ishujt Kanarie dhe Tenerife në Spanjë për klimën e ngrohtë, plazhet e bardha dhe detin me ngjyrat mahnitëse.

Në disa ishuj uji është i kristaltë, pothuajse si në Karaibe, ndërkohë që nuk mungojnë sportet ujore si sërfi dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Por jo të gjithë e dinë që në Kanarie, të hapësh një biznes mund të jetë shumë e dobishme.

Gjithnjë e më shumë pensionistë nga Italia janë vendosur këtu, pasi me 1 mijë Euro, aty mund të bëjnë një jetë prej të pasuri. A do ta besonit se çmimi i benzinës këtu kushton vetëm 1.08 euro, cigarja 2.30 euro dhe një vakt i plotë po ashtu kushton fare pak.

Ishujt Kanarie në fakt përbëjnë një zonë ekonomike të veçantë, pasi në vitin 2000, BE e ka shpallur arqipelagun e Kanaries një zonë me taksa të ulta, me qëllim zhvillimin dhe promovimin e ishujve nëpërmjet investitorëve të rinj.

COMMENTS