Vendi i parë i rezervuar për Elvana Gjatën (Video)

Edhe këtë javë Top 20 në ZICO TV ka pësuar ndryshime në klasifikimin e saj. Pozitën e parë e ka prekur Elvana Gjata me projektin e saj më të ri të titulluar ‘Njësoj’. Kënga si duket shumë shpejt ka filluar të pëlqehet ngase ka marrë mbi 1 mijë vota, ndërsa ka qenë propozim i javës së kaluar.

Edhe pas shumë javësh të lansimit të saj, nuk po dorëzohen adhuruesit e Era Istrefit, duke e radhitur këngën ‘Bonbon’ në vendin e dytë të listës së këngëve më të votuara.

Në pesëshen më të votuar në ‘TOP 20 – ZICO TV’ gjenden edhe Besa ft. Flori – 1, 2, 3, Nora Istrefi me ‘Sa t’kam dasht’, Ardian Bujupi & Dj. Dalool ‘Na jena njo’ e të tjerë të radhës.

Ju mund të vazhdoni të votoni për të preferuarit tuaj në llogarinë e ZICO TV në facebook, dhe portalin www.zico.tv.

COMMENTS