Vendeve që i shkaktojnë telashe Kosovës po iu ngushtohet laku

Vendeve që i shkaktojnë telashe Kosovës po iu ngushtohet laku

Dy organizata të fuqishme sportive kanë bashkuar forcat për t’u dalë në rrugë vendeve që po bëjnë diskriminime në sport, shkruan sot Koha Ditore.

Janë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Lojërave Olimpike (ASOIF) që do të konsiderojnë dënimin e shteteve që bëjnë diskriminim ndaj vendeve tjera duke ua mohuar apo kushtëzuar paraqitjen në ngjarje sportive.

Është sajti i njohur për sportet olimpike, ‘Around the Rings’ që ka bërë të ditur se IOC-ja dhe ASOIF kanë formuar një grup punues për të luftuar nacionalizmin në rritje, që po shkakton telashe për ngjarjet ndërkombëtare.

Një prej dënimeve të mundshme është që atyre vendeve t’iu shqiptohet një ndalesë kolektive për organizimin e ngjarjeve sportive. Por fillimisht do të shqyrtohen zgjidhjet diplomatike.

COMMENTS