Vëmendja në Gjilan për kryendeshjen Drita – Gjilani

Vëmendja në Gjilan për kryendeshjen Drita – Gjilani

Spanja mund Shqipërinë në Shkodër
Pozita e preferuar në fushë e Cristiano Ronaldos

Java e shtatë e Vala Superligës së Kosovës në futboll, do të përmbyllet me njërin nga derbet më interesante që zhvillohet në futbollin kosovar.

Kush tjetër pos ballafaqimit mes skuadrës së Dritës dhe Gjilanit sjellë të papritura dhe atmosferë të papërshkrueshme për dashamirët dhe adhuruesit e sportit vendor.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të një qyteti, ka mbledhur një numër të madh të tifozëve të cilët janë shprehur gjithmonë të gatshëm ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës.

Ekipi i Dritës edhe përkundër ndryshimeve në krye dhe në shtab teknik, ende nuk ka arritur ta rimarrë veten, pasi që gjendet në fund të tabelës me vetëm një fitore të arritur këtë fillim sezoni, derisa Gjilani pozicionet në mes të tabelës.

Tifozët e Dritës ‘Intelektualët’ dhe në anën tjetër adhuruesit e Gjilanit ‘Skifterët’, ka disa ditë që janë përgatitur që ky derbi ta ketë hijeshinë dhe një frymë sportive, ani pse mes tyre gjithmonë ka ekzistuar një rivalitet i madh.

Derisa sot shkallëve të stadiumit të qytetit të Gjilanit do t’ia mësyjnë shumë dashamir të futbollit, për të përcjellur derbin e madh të futbollit kosovar Drita – Gjilani, Major Remzi Azemi ka bërë të ditur se Policia e Gjilanit është e përgatitur për çfarëdo situate në teren.

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit nis sot me fillim nga ora 15:00.

COMMENTS