Vedati i Stupcave pjesë e klipit ‘Papuqe Gucci’ të Gjikos

Vedati i Stupcave pjesë e klipit ‘Papuqe Gucci’ të Gjikos

Hip hop ylli, Gjiko, pritet të publikojë së shpejti projektin e ri të tij të titulluar ‘Papuqe Gucci’.

Reperi ka kohë që po punon në këtë këngë, pas një vere spektakolare të tij me shumë koncerte.

Ai projektin e ri e ka punuar te RedBox Entertainment, që është shtëpia e hiteve shqiptare, teksa klipin po e xhiron, Valon Aziri.

Ajo që do ta veçojë klipin pritet të jenë papuçet nga brendi Gucci si edhe titullohet kënga, e cila do të jetë mjaft komike.

Kjo pasi që në këtë klip pritet të jetë protagonist edhe aktori i njohur i Stupcave, Vedat Bajrami.

Gjiko pos koncerteve, pati edhe një aksident gjatë verës, prej ku veturën e tij BMW e zëvëndësoi me një Porsche Cayenne.

Ndryshe, reperi është në lidhje me prezantuesen, Elita Rudi, me të cilën edhe po bashkëjeton dhe ka një lidhje mjaft të fortë.

COMMENTS