Veç me video – Facebooku i së ardhmes

Keni probleme me matematikën? Ky aplikacion ju vjen në ndihmë (Video)
Ky mund të jetë Samsung Galaxy S8?

‘E ardhmja do të jetë vetëm video’. Ky është parashikimi që bën Nicola Mendelsohn, menaxheri i Facebookut për Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Sipas tij, përdorimi i tekstit të shkruar është në rënie dhe në vitet e ardhshme komunikimet në murin e faqes, do të jetën kryesisht nëpërmjet videove.

‘Nëse do të bëja një bast, do ta vija tek video’, thotë ai. ‘Ato janë mënyra më e mirë për të treguar një histori, sepse japin shumë informacion në pak kohë’.

Vetëm në vitin që kaloi parja e videove në rrjetin social kanë patur një rritje, duke arritur shifrën në 100 milionë orë në ditë, kryesisht nga telefonat celularë.

Kjo rritje i detyrohet dhe funksionit ‘Live’ që është hedhur në treg në 2015, për të transmetuar video në kohë reale.

COMMENTS