Vdes vrasësi serial që tmerroi Amerikën vite me radhë

Vdes vrasësi serial që tmerroi Amerikën vite me radhë

Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë serialkilleri amerikan Charles Manson. Ai ishte shtruar në një spital të Kalifornisë disa ditë më parë, dhe gjendja e tij u përkeqësua.

Manson u bë i famshëm fatkeqësisht pasi ka qënë një nga vrasësit më gjakftohtë në historinë e SHBA dhe ka qëndruar në burg për rreth 45 vjet. Në 1960 Manson, një ish- i burgosur mblodhi në shtëpinë e tij në Los Anxhelos një grup njerëzish dhe formoi organizatën e quajtur ‘Familja Manson’, anëtarët e së cilës ushqenin përkushtimin absolut ndaj tij.

Në verën e vitit 1969 ai kërkoi nga pasuesit e tij më të rinj të vrisnin shtatë njerëz, sipas planit për të shkaktuar përplasje fisnore.Ai është autori i krimeve në rrugën e famshme ‘Cielo Drive’, ku u vranë Sharon Tate dhe katër miqtë e saj. Ai vrau Sharon Tate kur ajo ishte shtatzënë dhe 6 persona të tjerë në vitin 1969.

Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski, ishte 8 muajshe shtatzënë. Ajo u qëllua 16 herë me thikë nga anëtarët e organizatës Manson. Së bashku me 4 bashkëpunëtorët e tij ai u dënua me vdekje, por Gjykata e Lartë e anuloi atë në vitin 1972.

COMMENTS