Vdes reperi, anëtar i grupit TBA

Vdes reperi, anëtar i grupit TBA

Reperi kosovar Gëzim Hajdini, i njohur me nofkën B52 ka ndërruar jetë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga faqja e verifikuar e grupit TBA, në të cilin ai bënte pjesë.

‘Zemra o ka m’dhem vllaqko, nuk kom fjalë’ – është mbishkrimi që i kanë vënë fotografisë së publikuar të reperit tashmë të ndjerë, Gëzim Hajdini.

Sa ishte pjesë e këtij labeli, B52 ishte një nga reperët më të pëlqyer të publikut.

Nga ana tjetër, akoma nuk janë bërë të ditur shkaqet e vdekjes së reperit.

Ngushëllime familjës Hajdini!

COMMENTS