Vdes një person në aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime

Vdes një person në aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime

Erion Veliaj fton socialistë e demokratë në festën e fitores së PS-së
Kosovarja shkon për pushime, mbytet në plazhin e Shëngjinit

Një person me inicialet A.A., 25-vjeçar, ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:40 në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinës.

A.A. ishte i përfshirë në aksidentin që ka ndodhur dje rreth orës 18:20 minuta në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë në Ferizaj, në këtë aksident kishin pësuar lëndime të rënda tre persona.

Lidhur me shkaqet e aksidentit, njoftimit i Policisë së Kosovës në Ferizaj bën të ditur se A.A. ishte ngasës i automjetit të udhëtarëve ndërsa për shkaqe të panjohura deri më tani teksa ishte duke qarkulluar në relacionin Shtime-Ferizaj kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe rrokulliset me automjet, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerët pësojnë lëndime të rënda trupore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

COMMENTS