Vdes një grua në QKUK, dyshohet se piu acid

Vdes një grua në QKUK, dyshohet se piu acid

Një grua 58 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana ende të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

‘Rreth orës 02:00 të mëngjesit kemi pranuar një informatë se në grua 58 vjeçare ka ndërruar jetën në QKUK. Sipas familjarëve rrethanat e vdekjes janë të dyshimta’, ka treguar Ahmeti për Klan Kosova.

Mediat raportojnë se e ndjera para se të sillej në klinikë, dyshohet se ka pirë acid.

COMMENTS