Vdes një femër nga aksidenti i trafikut në Klinë

Trump e ripërtriu Këshillin Kombëtar të Gjithësisë
Gjykata Speciale prej sot gati për aktakuza

Të enjten pasdite në fshatin Zajm të Komunës së Klinës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte një person-mashkull.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

COMMENTS