Vdes një 38 vjeçar nga një aksident në Prishtinë

Vdes një 38 vjeçar nga një aksident në Prishtinë

Sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën ‘Agim Ramadani’ me rrugën ‘Eqrem Çabej’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq katër të tjerë janë lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit ‘Toyota Korolla , ngjyrë e bardhë , me targa të Republikës së Kosovës dhe vetura e tipit ‘Golf IV’, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Shqipërisë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

Rr. H. 38 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës Golf IV), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje.

Ndërsa personat e tjerë të lënduar (pasagjerë në veturën Toyota), janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident një person B.B 28 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasësi i automjetit Toyota), është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

COMMENTS