Vdes nëna me fëmijën e saj në Spitalin e Ferizajt

Vdes nëna me fëmijën e saj në Spitalin e Ferizajt

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër (Foto)
Lotët e vogëlushes: S’duhet të na vijë turp që jemi me ngjyrë (Video)

Një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj vdiqën mbrëmë në Spitalin rajonal të Ferizajt.
Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital, tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

‘Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes’, tha ai për Kallxo.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi, sipas tij, ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

COMMENTS