Vdes në Qendër të Paraburgimit Astrit Dehari, aktivist i VV-së (Foto)

Ambasadori Gjerman dënon hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend
Egjipt: Sulmi në xhami, më vdekjeprurësi në historinë moderne

Një aktivist i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.

Lajmin për vdekjen e Deharit e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit Nexhmi Krasniqi.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emerghjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi.

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.

vetevendosje-e1461169159366

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar vdekjen e aktivistit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.

Ky është njoftimi i Vetëvendosjes:

Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh

Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.

Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.

Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë. Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh

Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.

Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.

Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë.

COMMENTS