Vdes në aksident Ergi Dini, fituesi i X Factor Albania (Foto)

Cilat janë procedurat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Freedom House: Kosova pjesërisht e lirë

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, dhe Klejdi Halili 21-vjeç, humbin jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.

Vdekja e dy të rinjve erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me motor. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, por nuk kanë mundur t’u shpëtojnë plagëve të marra.

12994423-10209456853529275-4281867271834767121-n_1479766371-29798541479766693

Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në të kënduar.

Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.

maxresdefault_1479766484-63794771479766686

Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një project të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij.

111134_1479766450-45938491479766690

Në rrjetet sociale 7 orë para aksidentit ai ka postuar fotografi nga Roma. Po ashtu 2 ditë më parë ai ka publikuar edhe një tjetër fotografi me motrën e tij, këngëtaren tjetër Barbana Dini.

Në foto motër e vëlla shihen në aeroplan, rrugës drejt Italisë.

15151139-10205928536447305-593563729-n_1479768187-36224761479768698

COMMENTS