Vdekjet në vendin e punës KDS kërkon mobilizim për parandalimin e tyre

Vdekjet në vendin e punës KDS kërkon mobilizim për parandalimin e tyre

Policia ndalon dhunën familjare, njëri tenton ta sulmojë policin me thikë
Policia e Gjilanit prezantoi sot raportin vjetor – 2016 (Video)

Koalicioni për Drejtësi Sociale përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të personave që kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, ku vetëm për këtë vit është raportuar për 16 të vdekur.

Duke përkujtuar se së fundi ka humbur jetën një punëtor 31-vjeçar nga komuna e Istogut, me inicialet G.L., si pasojë e lëndimeve në vendin e tij të punës, Koalicioni për Drejtësi Sociale, shpreh shqetësimin e tij të thellë për heshtjen institucionale dhe publike lidhur me këto raste tragjike që godasin jetët e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

‘Raportimet e mjaftuara me shifra, të pashoqëruara më të dhënat e kompanive dhe raporteve publike zyrtare, si dhe mungesës së reagimit dhe masave konkrete të përgjegjësisë, tregojnë për një situatë alarmante përtej çdo etike e vlere humane. Nga të gjitha rastet e raportuara, deri më tani nuk ka as edhe një të dhënë se ndaj një punëdhënësi apo kompanie është kryer ndjekje penale’, thuhet në reagim.

Koalicioni për Drejtësi Sociale u bën thirrje institucioneve publike përgjegjëse që të mobilizohen në nivel kombëtar dhe të adresojnë me urgjencë rastet e pësimeve me jetë në vendin e punës, dhe të identifikojnë hapat konkret që çojnë në parandalimin e humbjeve me jetë të punëtorëve në vendin e tyre të punës.

COMMENTS