Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një tjetër vetvritet në Lipjan

Aksion simbolik në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur
Thaçi: Kosova dëshmoi për organizim të zgjedhjeve demokratike

Një rast vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, të hënën pasdite. Sipas Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete në spital, ku edhe është konstatuar vdekja e burrit, nga mjekët.

‘Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion’, njofton policia.

Një person tjetër nga Lipjani, me 23 dhjetor kishte pirë preparate kimike me qëllim të vetëvrasjes.

Për pasojë viktima ka ndërruar jetë të hënën në spitalin amerikan, njofton policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.

COMMENTS