Vazhdon seanca e Kuvendit

Vazhdon seanca e Kuvendit

Sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kjo interpelancë është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjet me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, transmeton Klan Kosova.

Rendi i ditës:

10. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

18. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

19. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,

20. Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

21. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

COMMENTS