Vazhdon rrëfimi i Kim për ngjarjen e Parisit

Vazhdon rrëfimi i Kim për ngjarjen e Parisit

Lori dhuron 1 mijë euro për shërimin e… (Foto)
Ky është ‘twerk-u’ i Encës (Video)

Kim Kardashian ka rrëfyer edhe njëherë rreth natës së tmerrshme që ajo përjetoi në Paris, vitin që e lamë pas.

Ajo përveçse pranoi që përjetoi një ngjarje të tmerrshme, njëherësh ka thënë se në ato minuta besoi se do të përdhunohej dhe do të ishte vrarë nga grabitësit.

Plaçkitja që u bë në rezidencën ku qëndronte 36-vjeçarja, llogaritet të jetë vjedhja më e madhe e stolive në Francë në më shumë se dy dekada.

Në lidhje me rastin të arrestuar tashmë janë 17 persona teksa 10 të tjerë ende mbeten të akuzuar deri më tani.

Në muajin tetor, Kardashian ishte shënjestër e një vjedhjeje në Paris, ku u mbajt me armë dhe e lidhur. Asaj iu vodhën stoli në vlerë prej afro 11 milionë euro.

Ekspozimi i tepruar në rrjetet sociale u spekulua si një prej arsyeve që ajo ra pre e hajnave.

COMMENTS