Vazhdon beteja e Snoop Dogg me Trump, reperi do të lansojë albumin ‘Make America Crip Again’ (Video)

Vazhdon beteja e Snoop Dogg me Trump, reperi do të lansojë albumin ‘Make America Crip Again’ (Video)

Reperi Snoop Dogg e ka paralajmëruar albumin e tij të ri me titull, ‘Make America Crip Again’.

Titulli i albumit është frymëzuar nga sllogani i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale: ‘Make America Great Again’.

Duke qenë anëtar i bandës afroamerikane ‘Crips’, ai e ka zëvendësuar fjalën ‘great’ me ‘crip’.
Albumi i 16-të me radhë i reperit legjendar do të vijë për fansat e tij nga data 27 tetor.

Ky do të jetë albumi i dytë i Snoop gjatë këtij viti, pas albumit ‘Neva Left’ që u lansua në muajin korrik.

‘Make America Crip Again’ është vazhdim i betejës së reperit me presidentin Trump.

Më poshtë është lista e këngëve që janë pjesë e albumit të ri të Snoop Dogg:

1. M.A.C.A.
2. 3’s Company (ft. Chris Brown & OT Genasis)
3. Good Foot
4. Dis Finna Be a Breeze (ft. Ha Ha Davis)
5. None of Mine
6. My Last Name (ft. October London)
7. Sports Center (ft. Designer Flow)
8. Fly Away (ft. Shon Lawon)

COMMENTS