Vazhdojmë ndryshe… (Video)

Vazhdojmë ndryshe… (Video)

Yjet ju dhurojnë festë të paharruar në programin festiv në ZICO TV (Video)
Bananja, më e mirë se ilaçet, hani banane dhe largojeni stresin (Video)

Nga Zijadin Memini (ZICO)

Në një shoqëri si kjo e jona, roli i televizionit ka një ngarkesë të madhe sociale. Meqë është ende në formimin e tij të plotë, televizioni ka luajtur rol të rëndësishëm në ndryshimin e mentalitetit, qoftë për mirë ose për keq (fatkeqësisht).

Aktualiteti që po jetojmë, na jep të drejtën të analizojmë me më shumë përgjegjësi, këtë ndikim të madh të televizionit, megjithëse nuk është më i miri.

Kthehemi pak në fillim.

ZICO TV i përbërë nga një grup entuziastësh ka nisur zyrtarisht transmetimet si një kanal tematik muzikor me 5 dhjetor të vitit 2007, ndërsa aktualisht arrin te shikuesi në të gjitha platformat kabllore në Kosovë.

Si i tillë, ZICO TV ka ndikuar sadopak në fushën e kulturës, përmes shumë projekteve që i ka sjellur ndjekësve të tij të shumtë, duke mos i zhgënjyer asnjëherë. Të paktën këto janë përshtypjet e shikuesit!

Por me zhvillimin e teknologjisë, është zhvilluar edhe ZICO TV gradualisht. Me 2 tetor 2012, ky televizion i pari, i kishte sjellur atë kohë tregut medial në Kosovë një etapë të re të cilësisë më të lartë të transmetimeve në botë HD.

E sot kur te ne shtohet nevoja për të pasur një televizion larg ndikimit të politikës, ZICO TV ka marrë një vendim të rëndësishëm. Atë që i pavarur të punojë dhe t’i ofrojë audiencës kosovare më të mirën.

Ka përfunduar televizioni si përrallë arabe që e nis historinë nga nata e parë te e fundit e njëmijëenjë netëve.

ZICO TV do të bëjë programe që bëjnë diferencën. Prandaj kërkojmë profesionistë që kërkojnë larmitetin dhe diversitetin, e që thellohen në përmbajtje si dhe në gjetjen e formave më të mira mediatike.

Përmes procedurave ligjore, ZICO TV ka ndërruar licencën në Komisionin e Pavarur të Mediave. Në mbledhjen e fundit nga ky organ, është marrë vendim që ky televizion të ndërrojë edhe skemën programore, për t’u bërë televizion me përmbajtje gjeneralistike nacionale, në interes të publikut.

Përndryshe ZICO TV tashmë është kthyer në shoqëri aksionare, tërësisht larg politikës, ndërsa po bëhen investime marramendëse në këtë institucion.

Prandaj këto të sipërmet që i përmenda, do të realizohen deri në pikën e fundit pa pasur ndikime nga jashtë.

Një gjë e di: Do të kemi konkurrencë të fortë në Kosovë!

COMMENTS