Vazhdimi i seancës konstituive më 24 gusht

Kryesuesi i takimit konsultativ të partive politike, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se do të thërrasë më 24 gusht vazhdimin e seancës konstituive t

Kryesuesi i takimit konsultativ të partive politike, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se do të thërrasë më 24 gusht vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishte propozuar koalicioni PAN.

Të gjitha partitë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila nuk mori pjesë, u pajtuan me propozimin e PAN që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht.

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se në konsultim me partnerët e koalicionit ka kërkuar që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht.

Ai ka kërkuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.

Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet në këtë formë, siç po ndodh, bllokimi i institucioneve.

COMMENTS