Varroset Diamant Zabërgja, viktimë e terrorit në Gjermani

I është dhënë lamtumira e fundit të riut Dijamant Zabërgja, i cili ishte viktimë e terrorit në Gjermani.

Ai sot është varrosur në fshatin Ropicë, nga komuna e Vushtrrisë. Në varrim pos qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashmte Enver Hoxha, Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe kryetari i Prishtinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Ditë më parë tre të rinj shqiptarë u vranë në Mynih, kur një sulmues i ri shtiu me armë drejt turmës në afërsi të një qendre tregtare.

Viktimat e këtij sulmi ishin tre shqiptarët Diamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.

Përveç Dijamantit, në Kosovë do të varroset edhe Armela Segashi. Ajo do të varroset në ora 17:00 në Podujevë.

COMMENTS