Valon Shehu i ‘shpallë’ luftë këngëtareve shqiptare

Valon Shehu i ‘shpallë’ luftë këngëtareve shqiptare

Barack Obama ‘dhezë’ festën muzikore (Video)
Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli sjellin duetin e ri ‘Nëna ime’ (Video)

Këngëtari kosovar e ka thënë troç, kur është pyetur se cilët janë ata emra të cilët nuk e meritojnë të quhen kengëtarë.

Valon Shehu, nuk ka hezituar fare t’i thotë dy emra në emisionin ‘Thumb’.

Sipas tij, dy nga emrat të cilët nuk e meritojnë të quhen këngëtare janë Morena Taraku dhe Luana Vjollca.

‘Është Morena Taraku, më mirë bëhu ndonjë sekssimbol se sa këngëtare. Edhe Luana Vjollca për mua nuk është këngëtare, mendoj që as këngën e saj Live nuk dinë me këndu’, ka thënë Valon Shehu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Luana Vjollcës e cila sot ka publikuar disa foto në Insta Story, të cilat nuk mund të anashkaloheshin.

‘Sa gjynah jemi, Sa mëllef e urrejtje kemi për njëri tjetrin, Sa vend i vogël jemi…’ shkruan Luana në fotot e publikuara.

COMMENTS