Valentina Bunjaku-Rexhepi kandidate për deputete

Valentina Bunjaku-Rexhepi kandidate për deputete

Policia deklarohet për protestat e sotme
Milionat ‘e askujt’ në Trustin Pensional

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, është nominuar nga LDK-ja kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo është renditur në numrin 21 në listën e LDK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social, kjo e fundit ka thënë se është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja në karrierën e saj politike.

Ky është postimi i saj:

Të nderuar,

Desha të ju informoj se LDK si partia më e madhe në vend, më ka propozuar kandidate për deputete të Republikës së Kosovës dhe unë me kënaqësinë më të madhe pranova këtë sfidë. Falënderoj publikisht nënkryetarin e LDK-së z. Lutfi Haziri për kandidimin tim dhe besimin e tij në punen time shumëvjeçare në nivel lokal dhe perkrahjen e tij të parezervë që këtë punë e vullnet ta barti në nivel qendror dhe ta përfaqësojmë denjësisht të gjithë Kosovën.

Duke e parë se çfarë loje po bën opozita duke ia ndier frikën punëve të mira që janë duke u bërë nga udhëheqja e LDK-së si në nivel qendror e po ashtu edhe në atë komunal, përkushtimi im do të jetë edhe më i madh.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kërkoj që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ta tregojmë nivelin e demokracisë që kemi NE, ushtarët e IBRAHIM RUGOVËS, ta përkrahim kryeminstrin e ardhshëm të Kosovës Dr. Avdullah Hoti. Së bashku vazhdojmë ta ndërtojmë Kosovën që e deshëm, e duam dhe do të vazhdojmë ta duam.

Vazhdojmë…Valentina Bunjaku Rexhepi nr.21‎

COMMENTS