Vajzës që Instagrami ia shpëtoi jetën (Foto)

22 vjeçarja nga Italia Silvia Fascians, ishte në prag të vdekjes pasi vuante nga anoreksia dhe peshonte vetëm 40 kilogram.

Por ajo arriti të shpëtojë! Ishte një vajzë në Instagram me trup të bukur, të cilën ajo e pa dhe e kuptoi dëmin që ishte duke ia bërë trupit të saj dhe vendosi që të merrte formën ideale të trupit.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo ka treguar se si ka ndryshuar trupi i saj nga viti 2010 deri më 2013. Ajo kishte një trup tepër të hollë që i jepte një pamje trishtuese asaj.

Megjithatë, fotografitë e reja të këtij viti e shfaqin italianen shumë më të shëndetshme, me një trup me formë shumë të mirë.

‘Trupi im ishte i zbrazët. Humba çdo formë dhe mbeta lëkurë dhe eshtra’, u shpreh Silvia për Daily Mail.
Silvia tani është bërë një yll në Instagram, me mijëra ndjekës.

Silvia 2

Silvia 1

COMMENTS