Vajza e Shyhrete Behlulit, Engjëllusha në telashe, këngëtarja turke e padit për vjedhje (Foto/Video)

Vajza e Shyhrete Behlulit gjendet në telashe të mëdha.

Ajo akuzohet për vjedhjen e muzikës dhe miksimit në këngën e re të saj ‘Kanagjegji’.

Këngëtarja Derya Ulug është një nga më të njohurat për momentin në Turqi sepse ndonëse e re në moshë ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe të ketë shumë ndjekës në rrjete sociale.

Vetëm disa orë më parë, Derya në profilin e saj në Instagram ka denoncuar një rast vjedhjeje nga një këngëtare shqiptare.

Teksa ka postuar këngën e Ëngjellusha Salihut (vajza e Shyhrete Behlulit) me këngën ‘Kanagjegji’, këngëtarja turke ka reaguar:“Një këngë e lançuar dje në Shqipëri ka marrë muzikën dhe miksimin e këngës time ‘Canavar’ dhe për këtë unë jo vetëm nuk jam respektuar si autore por edhe nuk më është paguar asgjë.

Unë do të përdor të gjitha rrugët e drejtësisë që personat që kanë vjedhur të paguajnë për këtë që kanë bërë!” – ka reaguar ashpër këngëtarja turke dhe me një dëgjimt ë thjeshtë kuptohet në fakt që muzika është e njëjtë.

COMMENTS