Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton Himalajet (Foto)

Utta Ibrahimi ka arritur sot në majen e Everestit.

Raportohet se alpinistja kosovare vendosi flamurin e shqiptar dhe kosovar atje.

Arritja e Uttas bëhet edhe më emocionale kur dihet se vetëm dje në Everest kanë vdekur tre persona dhe një është zhdukur.

Lajmin e bëri të ditur kompania Butterfly Outdoor Adventure.

Data 22 Maj 2017 do të shënohet si momenti historik kur kosovarja e parë arriti të shkelë në Mount Everest, majën më të lartë në botë.

Pas kësaj arritjeje, ajo ka shkruar edhe në Facebook.

Për krejt, që m’keni ba me e dasht nanën natyrë, m’keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet … e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m’kan bo edhe ma të fortë … drejt realizimit të saj!

‘jeta, asht sfidë me vetën’ asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya …. ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin …përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën.

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit.

COMMENTS