Ushtria Amerikane me vetura me hidrogjen (Video)

Ushtria Amerikane dhe General Motors prezantuan të hënën veturën me hidrogjen Chevrolet Colorado ZH2.
Kjo veturë e cila është e përshtatur për terrene të vështira malore ka një sistem të avancuar amortizimi dhe përdor rrota 37 inç.

Për dallim nga veturat elektrike, veturat me Hidrogjen mbushen shpejt dhe e vetmja lëndë që emetojnë është uji.
General Motors dhe Ushtria Amerikane kanë lidhur një marrëveshje për zhvillimin dhe avancimin e motorëve me Hidrogjen.

COMMENTS