Ushtari francez plagos një person me thikë në muzeun Louvre

Ushtari francez plagos një person me thikë në muzeun Louvre

Kuvendi adreson lirimin sa ma të shpejtë të Haradinajt
Julian Assange pa internet, Wikilieaks akuzon Ekuadorin

Mediat raportojnë se një ushtar francez e ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur me thikë, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre në Paris.

Shumë media e kanë cituar një burim të paidentifikuar policor, që ka thënë se personi ishte përpjekur të hynte në shitoren nëntokësore të muzeut me një çantë.

Policia tha se kjo hapësirë është evakuuar, ndërsa Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte ‘serioz’.

Një zdhënëse e muzeut, Louvre, tha se ky institucion është ‘mbyllur për momentin’, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.

Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

COMMENTS