Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Përderisa nuk ka ndonjë metodë të shpejtë për të parandaluar plakjen, e vetmja mënyrë është që të bëjmë kujdes me dietën.

Gjëja e parë rreth shëndeti të mirë është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, shkruan arbresh.info

Për këtë arsye arbresh.info ka sjellë disa nga ushqimet që e ngadalësojnë këtë proces natyror.

Çaj jeshil

Shumë studime kanë ardhur në përfundim se një ndër mënyrat e duhura për të ngadalësuar procesin e plakjes është konsumimi i një filxhani të çajit jeshil. Ky çaj përmison strukturën gjenetike. Atë mund ta konsumoni të ftohtë ose të ngrohtë. Çaj jeshil gjithmonë do të ju bëj që dukeni dhe të ndjeheni më e re.

Kafja

Me konsumimin e kafes mund të parandaloni sëmundjet e zemrës. Pirja e kafes gjithashtu ndihmon në parandalimin e diabetit. Për parandalimin e plakjes, kafen duhet ta konsumoni pa sheqer.

Vera e kuqe

Vera e kuqe është e pasur me antioksidantë. Studime të shumta kanë theksuar se konsumimi i veres së kuqe ndihmon trurin dhe zemrën. Gjithashtu, një gotë verë në drekë, ndihmon edhe në ngadalësimin e plakjes.

Spinaq

Ushqimet me gjethe jeshile janë të pasura me vlera të larta ushqyese. Ato kanë një pigment që ndihmon në parandalimin e plakjes.

Misri

Misri parandalon kancerin. E pasur me fibra ushqyese, misri konsiderohet si një ushqimet më të preferuara për parandalimin e kancerit. Gjithashtu, ndihmon në të pasurit e një shëndeti të mirë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për shëndet të mirë. Nëse konsumoni një gjysmë luge kanellë pas drekës ose darkës, ndihmon në parandalimin e shtuarjes së peshës dhe plakjes së hershem.

Shalqiri

Shalqiri përmban sasi të lartë të Lykopenit dhe beta-catore. Të dy këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin e qelizave të dëmtuara, sidomos kur ekspozoheni në diell. Me konsumimin e shalqirit lëkura juaj shkëlqen

COMMENTS