USAID-i dhe Thesari Amerikan, pjesë të historisë së suksesit të zhvillimit të Kosovës

USAID-i dhe Thesari Amerikan, pjesë të historisë së suksesit të zhvillimit të Kosovës

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takim me zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takim me zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it Larry McDonald dhe Gretchen Birkle.

Sipas një njoftimi për media nga kjo ministri, me këtë rast ministri Hamza i njoftojë zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it me progresin e Kosovës në fushën e financave që ka bërë Kosova dhe po ashtu edhe me sfidat tona për të ardhmen. Ai gjithashtu e vlerësoi shumë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën në këtë rast për Thesarin dhe USAID-in që kanë ndihmuar në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, përfshirë edhe asistencën e dhënë në ngritjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ngritja e kapaciteteve profesionale njerëzore në institucionet tona nuk është shpenzim, por është investim për të ardhmen e Kosovës, vlerësoi ai.

Ai u shpreh i lumtur që USAID-i dhe Thesari Amerikan janë pjesë e historisë së suksesit jo vetëm të Ministrisë së Financave por edhe gjithë zhvillimit të Kosovës.

Ndërsa, zyrtarët e lartë amerikanë Larry McDonald dhe Gretchen Birkle, vlerësuan lartë zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë. Këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa vendimet e mëdha të marra në Ministri të Financave. Ata gjithashtu vlerësuan performancën buxhetore të Kosovës, politikën fiskale në ndihmë të biznesit, fondin për garantimin e kredive etj.

Zyrtarët e lartë amerikanë siguruan se ndihma amerikane do të vazhdoj edhe në të ardhmen në fushat të cilat do të kenë ndikim në zhvillim ekonomik të Kosovës. Po ashtu, Ministrit Hamza ju ofrua e gjithë mbështetja teknike nga Thesari Amerikan, në të gjitha format varësisht kërkesave të ministrit.

COMMENTS