Urthi shkakton kancerin e fytit?

Urthi shkakton kancerin e fytit?

Këtë nuk e keni ditur: Sekreti i lëvores së portokallit
Çfarë është radiokirurgjia?

Urthet e shpeshta rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit, zbulojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët po ashtu kanë përcaktuar që antacidet mund të ndihmojnë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 631 persona të cilët kanë pasur rrezik të rritur nga krijimi i kancerit të fytit, kanë qenë duhanpirës dhe kanë konsumuar edhe alkool me tepri. Po ashtu kanë marrë pjesë edhe 1234 persona të shëndetshëm.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që urthet e sheshta rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit për madje 78 për qind, pavarësisht nga shprehitë e tyre siç janë duhanpirja ose konsumimi i tepërt i alkoolit, përcjellë zico.tv

‘Kemi dëshmuar që urthin duhet ta marrim seriozisht sepse mund të rrisë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit’, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Scott M. Langevin.

Antacidet janë ilaçet të cilat neutralizojnë acidin e stomakut, lehtësojnë dhe parandalojnë urthin. Ky hulumtim ka treguar që mund të reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit të fytit.

Shkencëtarët theksojnë që mund ta reduktoni frekuencën e urthit dhe theksojnë disa nga mënyrat më efikase:

Hani të paktën 3 orë para gjumit
Përdorni mëlmesat natyrale
Shmangni pijet me gaz
Shmangni ushqimin shumë të njelmët dhe yndyrshëm.
Hani shujta më vogla dhe më shpesh
Hani ngadalë
Adaptoni teknikat e relaksimit
Mos vishni rroba shumë të ngushta
Rriteni konsumimin e ujit.

COMMENTS