Urdhri Hero i Kosovës Idriz Seferit

Urdhri Hero i Kosovës Idriz Seferit

Pos demarkacionit, në mars Kosovën e pret edhe sfida e Asociacionit
Institucionet shëndetësore nuk ka kush t’i inspektojë

Në qendër të Gjilanit është bërë zbulimi i bustit të heroit të kombit Idriz Seferi.

Me ketë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që sot gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë.

Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

‘Idriz Seferi u shqua për trimëri, besnikëri të cilët nuk u zmbrapsën asnjëherë nga ideja për pavarësi të plotë. Idriz Seferi dha një kontribut të madh në kryengritjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë. Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku pajtoi shumë njerëz mbi atë që interesi i atdheut është më i madh sesa individual’, tha presidenti Thaçi, transmeton kp.

Thaçi në Gjilan tha se edhe formalisht ndaj urdhrin Hero i Kosovës për Idriz Seferin.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është i nderuar që është këtu për të nderuar Idriz Seferin.

‘Ne jemi dy shtete por jemi një komb i bashkuar. Gjilani u shqua në të gjitha luftërat kur bëhej fjalë për lirinë e shqiptarëve’, tha Meta.

Ai tha se sot i ka mbledhur Idriz Seferi i cili së bashku me Isa Boletinin e shumë të tjerë u shndërruan në legjenda të popullit.

‘Jemi në 105 vjetorit të ngritjes së flamurit të gjithë shqiptarëve, jemi të vendosur që historinë ta nderojmë dhe ta mbajmë gjallë, veçanërisht ata që e bënë gjithçka’, tha presidenti Meta.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se sot iu bëhet nder dhe iu përkulen kryengritësve të Anamoravës, Gollakut.

Haziri tha se tash e tutje 27 nëntori është dita e Idriz Seferit, ku do të shënohet si rikthim i tij nga Karadaku.

Në emër të familjes së Idriz Seferit, ka folur Sefer Isufi, i cili ka shprehur mirënjohje për rikthimin e heroit në Gjilan.

COMMENTS