Urdhër arrest për shefin e Samsung-ut

Urdhër arrest për shefin e Samsung-ut

Nissan me 370Z Heritage Edition, me 7 ndërrues të shpejtësive (Video)
Samsung Galaxy Note 7 evakuon avionin

Nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme, Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong.

Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes jugkoreane, Park Geung-hye.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

Samsung ka thënë se lëshimi i urdhërit për arrestim është ‘vështirë të kuptohet’.

Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhërin. Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin.

Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet de facto shef i kompanisë.

COMMENTS