Uragani Harvey e mbanë të paralizuar qytetin Hjuston

Uragani Harvey e mbanë të paralizuar qytetin Hjuston

Riatdhesimi i mijëra të ikurve nga Kosova
Gjermania e refuzon kërkesën e Polonisë për pagesën e dëmeve të luftës

Në shtetin Teksas në Shtetet e Bashkuara pritet përkeqësim i vërshimeve për shkak të të reshuarave të mëdha në Gjirin Bregdetar amerikan.

Prej se uragani Harvey e ka goditur qytetin Hjuston, që është i katërti më i madhi në Shtetet e Bashkuara, ka pasur vërshime të mëdha.

Nga pasojat e kësaj stuhie natyrore është konfirmuar se kanë vdekur tre persona, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Por, autoritetet janë të shqetësuara se më e keqja ende mund të ndodhë, pasi mund të ketë reshje shtesë të shiut, më vonë këtë javë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i ka aktivizuar 12 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Teksasit, për t’i ndihmuar forcat e sigurisë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar aksion të shpejtë të ndihmave për ata që janë prekur. Zoti Trump sot do ta vizitoj rajonin e prekur nga uragani dhe vërshimet.

Zyrtarët thonë se presin që 30 mijë njerëz të vendosen në strehime të emergjencës.

COMMENTS