Manchester Unitedi ka humbur përballjen nga West Bromi në xhiron e 34-të në Premier Ligë, duke ia mundësuar Manchester Cityt titullin e kampionit pesë
Manchester Unitedi ka humbur përballjen nga West Bromi në xhiron e 34-të në Premier Ligë, duke ia mundësuar Manchester Cityt titullin e kampionit pesë xhiro para fundit.
Jay Rodriguez realizoi golin e vetëm në fitoren e WBA-së, duke e bërë të pamundur rrugën e Unitedit drejt titullit kampion këtë sezon.
City i Pep Guardiolas tash ka 87 pikë, 16 më shumë se Unitedi që është i dyti. Këto pikë i mjaftojnë ‘Qytetarëve’ që matematikisht të fitojnë titullin e kampionit.
Ky është titulli i tretë i Cityt në shtatë sezone.
COMMENTS